Publikohen pamjet dramatike nga Ukraina, njerëz të dëshpëruar presin trenat që të largohen

Luftimet në Ukrainë janë në ditën e 5. Qytetarët ende janë duke u përpjekur për tu larguar nga vendi. BBC raporton se stacionet e trenave vijojnë të jenë të tejmbushur me njerëz që mundohen të kapin trenat për të shkuar në një vend të sigurt. Pamjet dramatike tregojnë nëna që ngrenë mbi kokat e turmës foshnja për ti hipur në trenat, që kryesisht shkojnë drejt Polonisë.
Njerëzit qëndrojnë në radhë të gjata, të dëshpëruar, me shpresën për tu larguar nga vendi i tyre, i cili që prej të enjtes së kaluar nuk është më i sigurt, pas bombardimeve të ndërmarra nga ushtria ruse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




