Deklaroi se pushtimi rus ndaj Ukrainës s’duhet të quhet “luftë”, shkarkohet ministri bullgar i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë është shkarkuar, pasi deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës nuk duhet të quhet “luftë”. Stefan Yanev, shkaktoi një reagim ndaj një postimi në Facebook, në të cilin ai u bëri thirrje njerëzve “të mos përdorin termin “luftë””.
Në vend të kësaj, ai sugjeroi që të etiketohej një “operacion ushtarak”, duke i bërë jehonë gjuhës së presidentit rus Vladimir Putin. Yanev, i cili kishte shërbyer si kryeministër i përkohshëm i Bullgarisë vitin e kaluar, kishte dënuar megjithatë “agresionin e papranueshëm” të Moskës. Por kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, konfirmoi të hënën se Yanev ishte shkarkuar nga posti i tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




