Lavrov anulon udhëtimin në Gjenevë për shkak të ndalimit të hapësirës ajrore

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për shkak të ndalimit të Bashkimit Evropian për avionët rusë, tha të hënën misioni rus në Gjenevë.
BE-ja konfirmoi vendimin e saj për të mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë të dielën. Ndalimi është pjesë e masave në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./CNN
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




