Udhëheqësit e G7 do të mbajnë një telefonatë të hënën me shefat e NATO-s dhe BE-së

Udhëheqësit nga Grupi i Shtatë vendeve të mëdha të industrializuara do të mbajnë një telefonatë në orën 16:15 GMT të hënën me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, krerët e Bashkimit Evropian dhe liderët e Rumanisë dhe Polonisë, tha Italia.
Zyra e kryeministrit Mario Draghi tha në një deklaratë se liderët e Italisë, Francës dhe Gjermanisë, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, do të mbajnë një telefonatë pasuese në orën 19:30 GMT./Reuters
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




