Vatikani ofron të ndihmojë bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë

Botë | 5 vite më parë

Vatikani është i gatshëm “të lehtësojë” një dialog midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha të hënën Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin. 

Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se ai beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë.” 

Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë e tij për të lehtësuar dialogun me Rusinë, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë palët për të rifilluar këtë rrugë”.

Papa Françesku foli edhe një herë të dielën mbi konfliktin gjatë lutjes së tij javore Angelus dhe u kërkoi besimtarëve të luten dhe ftoi të gjithë “të bëjnë 2 marsin, të mërkurën e hirit, një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë”./CNN


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme