BE thërret ministrat e mbrojtjes për të diskutuar krizën

Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë po thërret një takim me ministrat e mbrojtjes të bllokut për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.
Axhenda do të përqendrohet në “nevojat urgjente” dhe bashkërendimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit, sipas një cicërimë të postuar nga Josep Borrell Fontelles.
Më herët, presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të vendit në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është përgjigjur që atëherë, duke thënë se ka “mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin”, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




