Mes luftës dhe negociatave për paqe, Bjellorusia publikon pamje nga vendi i takimit të dy delegacioneve

Bjellorusia thotë se ka përgatitur vendin për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, pasi pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj perëndimor hyn në ditën e pestë.
Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë në një vendndodhje afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.
“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.
Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo të gjithë delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.
“Si gjithmonë: Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le të provojnë”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




