Federata Ndërkombëtare e Xhudos, pezullon Putin, si President Nderi

Botë | 5 vite më parë

“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të z. Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, tha federata në një deklaratë.

Certifikata e autoritetit të presidentit të nderit të IJF iu dorëzua Putinit 14 vjet më parë, në 2008.

Kujtojmë se dje, më 26 shkurt, Federata Ndërkombëtare e Xhudos vendosi të anulojë turneun ndërkombëtar Grand Slam, i cili do të mbahej në Kazan nga 20 deri më 22 maj, për shkak të “situatës aktuale në botë dhe rezultateve të një dialogu jo efektiv mes vendeve”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme