Greqia do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë

Botë | 5 vite më parë

Greqia do të kontribuojë me pajisje ushtarake mbrojtëse në Ukrainë pas një takimi në zyrën e kryeministrit të dielën. Gjatë takimit, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopulos dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u informua për situatën ushtarake në Ukrainë.

U vendos që Greqia, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s dhe BE-së, të kontribuojë me pajisje ushtarake mbrojtëse në Ukrainë. Sipas informacioneve, të dielën do të transportohet me dy avionë transportues ushtarak C-130.

Gjithashtu, Greqia do të dërgojë gjithashtu ndihma humanitare në Ukrainë, e shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikos Hardalias.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme