Droni turk Bajraktar shkatërron autokolonën ruse

Forcat e Armatosur ukrainase kanë raportuar se po përdorin dronë të Turqisë Bayraktar TB-2. Sipas shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ky dron turk ka shkatërruar një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës: “Një dron Bayraktar TB-2 dhe pilotët e tij shkatërruan një skalion që dërgonte karburant dhe municione për trupat ruse. Besoni në Forcat e Armatosura! Lavdi Ukrainës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




