Franca do të dërgojë karburant dhe pajisje mbrojtëse në Ukrainë

Franca do të dërgojë furnizime me karburant në Ukrainë së bashku me pajisje mbrojtëse për të mbështetur rezistencën e vendit ndaj pushtimit rus. Nuk ka detaje të mëtejshme mbi pajisjet mbrojtëse, por kjo mund të përfshijë armë antitank.
Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes ra dakord gjithashtu të ngrijë asetet financiare të rusëve të shënjestruar nga sanksionet dhe njoftoi masa për të “luftuar propagandën nga ndikuesit dhe mediat ruse në tokën evropiane”, thuhet në deklaratë. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një “forcim të sanksioneve ekonomike dhe financiare” në përputhje me Bashkimin Evropian dhe SHBA.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




