Kryeministri hungarez mbështet të gjitha sanksionet e BE-së ndaj Rusisë

Kryeministri hungarez Viktor Orban i ka thënë BBC-së se vendi i tij do të mbështesë plotësisht të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
Orban konsiderohej më parë aleati më i fortë i Putinit në BE.
Gjatë një vizite në kufirin lindor të Hungarisë me Ukrainën, ku po kalon një rrymë e qëndrueshme refugjatësh, Orban tha se të gjitha vendet evropiane, përfshirë Hungarinë, e dënojnë Rusinë.
“Nuk është koha për të qenë të zgjuar, është koha për të qenë të bashkuar. Është një luftë dhe ne duhet ta kthejmë situatën në atë para luftës dhe të rivendosim paqen”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




