Zelensky mohon zërat se ka braktisur Kievin: Jemi të gjithë këtu!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë zërat se ai është larguar nga kryeqyteti. Presidenti ukrainas ka postuar një video të tij jashtë administratës presidenciale në Kiev. “Ne jemi këtu. Jemi në Kiev. Ne po mbrojmë Ukrainën. Lavdi mbrojtësve tanë. Lavdi mbrojtësve tanë ”shkruan Zelensky.
Në video shfaqen edhe Avokati i Popullit David Arahamiya, kreu i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak, Kryeministri Denis Shmygal dhe këshilltari i kreut të zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak.
Ai siguroi se ushtria dhe qytetarët mbeten në Kiev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




