Automjetet ushtarake të Ukrainës hyjnë në Kiev për të mbrojtur qytetin

Automjetet ushtarake ukrainase u futën në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse, thotë Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.
Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotov dhe marrjen e armëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




