Ushtria e Ukrainës vazhdon të luftojë forcat ruse jashtë Kievit

Ushtria ukrainase thotë se forcat e armatosura janë të angazhuara në luftime në periferi të kryeqytetit Kiev në Dymer dhe Ivankiv, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara ruse kanë avancuar.
Një postim në faqen zyrtare në Facebooki të forcave të armatosura të Ukrainës thuhet se forcat “vazhduan t’i rezistonin” forcave ruse në veriperëndim të kryeqytetit.
Po ashtu, në postim thuhet se trupat kishin shkatërruar një urë në kufirin e lumit Teteriv për të penguar avancimin e mëtejshëm të forcave ruse.
Raportohet se trupat ende po mbanin një fushë ajrore në periferi të qytetit – e cila mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev nëse trupat ruse do ta merrnin nën kontroll atë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




