Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kievi u godit nga sulme të tmerrshme me raketa(FOTO)

Botë | 5 vite më parë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se “sulme të tmerrshme me raketa” kanë goditur Kievin në një sulm që ai e krahasoi me granatimet e qytetit të vitit 1941 nga Gjermania naziste.

“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai në Twitter.

“Ukraina e mposhti atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet. Largoni Rusinë nga (kudo).”, reagoi ai. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme