Macron: Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

Botë | 5 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës.”

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes të së enjtes, me Zelensky duke kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee.

Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes./CNN


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme