Von der Leyen premton “sanksionet më të ashpra ndonjëherë” kundër Rusisë në përgjigje të “sulmit barbar”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi se do të “dobësojë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar” pas “sulmit barbar” të Moskës kundër Ukrainës.
Ne do të ngrijmë asetet ruse në Bashkimin Evropian dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregjet financiare evropiane”, u tha Von der Leyen gazetarëve të enjten.
“Ne e dënojmë këtë sulm barbar dhe argumentet cinike që po përdoren për ta justifikuar atë.”
Sanksionet “më të ashpra”: Von der Leyen tha se do të paraqesë sanksione “masive dhe strategjike” kundër Rusisë për miratim më vonë sot.
“Këto sanksione janë të dizajnuara për të shkaktuar dëme të rënda mbi interesat e Kremlinit dhe aftësinë e tyre për të financuar luftën. Dhe ne e dimë se miliona rusë nuk duan luftë”, tha ajo.
“Ne nuk do të lejojmë që presidenti [Vladimir] Putin të zëvendësojë sundimin e ligjit, me sundimin e forcës dhe pamëshirshmërisë,” tha ajo, “Ukraina do të mbizotërojë./CNN
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




