Sulmi ushtarak i Rusisë, Joe Biden bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një deklarate, noftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike të mërkurën vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Unë e dënova këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. E informova atë për hapat që po ndërmarrim për të mbledhur dënimin ndërkombëtar, duke përfshirë sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,” tha Biden në deklaratë, duke shtuar se Zelensky i kishte kërkuar ” për t’u bërë thirrje liderëve të botës që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të Presidentit Putin dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës.”

Biden shtoi se ai do të takohet me liderët e vendeve të G7 dhe se SHBA dhe aleatët e saj do të vendosin “sanksione të ashpra ndaj Rusisë”. Ditën e sotme, forcat ushtarake ruse u futën në territorin e Ukrainës, ndërsa disa qytete të saj janë sulmuar nga raketat ruse. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme