Ushtria ruse futet në Ukrainë, Volodymyr Zelensky shpall ligjin ushtarak

Botë | 5 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpallur ligjin ushtarak dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë në një fjalim të shkurtër të enjten në mëngjes.

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes Presidenti Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Një minutë më parë pata një bisedë me Presidentin Biden. 

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke funksionuar.”, -tha ai.

Ditën e sotme, forcat ushtarake ruse u futën në territorin e Ukrainës, ndërsa disa qytete të saj janë sulmuar nga raketat ruse. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme