OKB/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Kuleba: Të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

Botë | 5 vite më parë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka bërë thirrje se duhet të veprohet shpejt, në mënyrë konkrete dhe të vendosur.

Ai e cilësoi këtë pikë të krizës si kritike për historinë botërore, dhe se veprimet në vijim do të përcaktojnë dekadat e ardhshme.

Kuleba tha se: “Të gjithë kemi lexuar për gabimet që kanë bërë politikanët në prag të luftërave të tjera botërore”, ndërsa i kërkoi vendeve të mos i përsëriten ato.

Akuza e Rusisë se Ukraina ka përshkallëzuar situatën është absurde, thotë Kuleba.

“Deklaratat e Rusisë janë skandaloze dhe të tmerrshme dhe shkojnë përtej kërcënimit të Ukrainës”.

Ai tregon fjalimin e Vladimir Putin në fillim të kësaj jave, kur tha se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë.

“Kushdo që mendon se e ekzagjeroj, duhet ta shikojë këtë fjalim të tmerrshëm”, shtoi ai.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme