Situata e tensionuar, Shevchenko: Ukraina e bashkuar do të fitojë!

Botë | 5 vite më parë

Situata e tensionuar që ka përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, ka përfshirë çdo pjesë të jetës, duke prekur dhe figura të njohura. Për këtë ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Milanit, Andriy Shevchenko, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Instagram, ka emocionuar me shkrimin, teksa ka theksuar se “kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë”.

 “Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme