Britania e Madhe ngrin pasuritë e 3 “bosave” rus, sanksione dhe për bankat

Britania e Madhe ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj 5 bankave ruse, si kundërpërgjigje për futjen e trupave në dy rajonet e Ukrainës lindore. Kryeministri Boris Johnson, ka njoftuar se sanksione janë vendosur kundër bankave: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank and the Black Sea Bank.
Kryeministri ka sanksionuar edhe tre individë, të cilësuar si ndër më të pasurit në rusi. Siç raporton BBC, Britania e Madhe ka vendosur të ngrijë pasuritë e tre individëve, Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.
“Çdo aset që ata kanë në Britani të Madhe do të ngrihet dhe individëve në fjalë do t’iu ndalohet udhëtimi drejt vendit tonë. Po ashtu, do të ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet e Britanisë së Madhe që të bashkëpunojnë me ta. Ky është kësti i parë i breshërisë që jemi të gatshëm ta bëjmë dhe kemi edhe sanksione të tjera të cilat jemi të gatshëm për t’i vendosur”, ka deklaruar Johnson.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




