Franca u bën thirrje qytetarëve në Ukrainën lindore që të largohen menjëherë

Franca po këshillon qytetarët në Ukrainën lindore që të largohen menjëherë, si dhe të gjithë shtetasit francezë që nuk ndodhen në vend, për arsye urgjente, sipas një deklarate të publikuar nga ministria e jashtme franceze të shtunën.
“I rekomandohet gjithashtu të gjithë shtetasve francezë që nuk janë në Ukrainë për arsye bindëse të largohen nga vendi”, thuhet në deklaratë.
Qytetarëve francezë në rajonet lindore të Ukrainës, Kharkiv, Luhansk, Donetsk dhe rajoni i Dnipros u kërkohet të largohen nga zona “pa vonesë”.
Deklarata gjithashtu këshilloi qytetarët francezë që të shtyjnë të gjitha udhëtimet në Ukrainë./CNN
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




