Presidenti i Ukrainës bën thirrje të bëhet publike një listë e sanksioneve kundër Rusisë

Botë | 5 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se sanksionet ndaj Rusisë duhet të bëhen publike përpara se të ndodhë një pushtim i mundshëm i Ukrainës.

Zelensky i tha CNN në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ai nuk ishte dakord me qëndrimin se sanksionet duhet të renditen vetëm pas një pushtimi nga Kremlini. 

“Çështja për ta bërë atë publike… vetëm listën e sanksioneve për ta, që ne të dimë se çfarë do të ndodhë nëse ata fillojnë luftën – edhe kjo pyetje nuk ka mbështetje”, tha ai. 

Ne nuk kemi nevojë për sanksionet tuaja pasi bombardimet do të ndodhin dhe pasi vendi ynë do të qëllohet ose pasi ne nuk do të kemi kufij, ose pasi nuk do të kemi ekonomi … Pse do të na duheshin atëherë ato sanksione?” tha ai.

“Ne patëm një diskutim disa kohë më parë me një nga liderët e një prej vendeve udhëheqëse dhe po flisnim për politikën e sanksioneve … Kishim një vizion të ndryshëm se si duhet të zbatohen sanksionet kur do të ndodhë agresioni rus.” tha ai. “Pra, kur ju pyesni ‘çfarë mund të bëhet?’, mirë, shumë gjëra të ndryshme mund të bëhen. Ne madje mund t’ju ofrojmë një listë. Më e rëndësishmja është vullneti.”

Zelensky shtoi: “Nëse nuk mund të zbuloni se çfarë do të ndodhë me kë nëse fillon lufta … dyshoj se do të shkaktohet pasi të ndodhë.”/CNN


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme