Ukraina raporton për dy ushtarë të plagosur

Botë | 5 vite më parë

Frika e pushtimit mbetet ende në mesin e ukrainasve. Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj kanë pësuar dëmtime si rezultat i “zjarrit të armikut” përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore.

Sipas informacioneve, dy efektivët mbetën të plagosur në një aksion. Të dy janë në spital, ku njëri nga ushtarët është një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme.

Lufta në Ukrainën lindore filloi në vitin 2014 dhe ka marrë jetën e më shumë se 14 mijë njerëzve. Luftimet intensive në 2014 dhe 2015 lanë pjesë të Luhanskut lindor dhe Donetsk në duart e separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Ato zona të kontrolluara nga separatistët në rajonin e Donbasit të Ukrainës, u bënë të njohura si Republika Popullore e Luhanskut (LPR) dhe Republika Popullore e Donetskut (DPR).

Qeveria ukrainase në Kiev pohon se të dy rajonet janë në fakt të pushtuara nga Rusia. Republikat e vetëshpallura nuk njihen nga asnjë qeveri, përfshirë Rusinë. Qeveria ukrainase refuzon të bisedojë drejtpërdrejt me asnjërën nga republikat separatiste.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme