BE samit për afrikën, kërkon një ‘fillim të ri’

Botë | 5 vite më parë

Udhëheqësit e BE-së dhe afrikanë filluan të enjten një samit dy-ditor që synon rifillimin e lidhjeve përmes premtimeve për investime të mëdha përballë konkurrencës nga Kina dhe Rusia.

Ndërkohë që marrëdhëniet midis kontinenteve fqinje janë penguar nga një sërë problemesh. Ato variojnë nga mosmarrëveshjet mbi furnizimet e vaksinave të koronavirusit, te frenimi i migracionit të paligjshëm, një valë grushtesh shteti në Afrikë dhe ndikimi në rritje i mercenarëve rusë në Afrikë.

“Është një fillim i ri për një partneritet të rinovuar,” tha presidenti i Senegalit Macky Sall, i cili aktualisht kryeson Bashkimin Afrikan, ia pranishëm në Samit.

Presidenti Emmanuel Macron i Francës, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian, shpreson se samiti i parë i përbashkët që nga viti 2017 mund të ndriçojë ambicien e tij të madhe për të krijuar një “Marrëveshje të Re ekonomike dhe financiare me Afrikën”. “Ne nuk jemi këtu për të vazhduar punën si zakonisht,” tha shefi i Këshillit Evropian Charles Michel. 

BE-ja synon të bindë 40 udhëheqësit afrikanë në Bruksel se Evropa është “partneri më i besueshëm” i tyre duke zbatuar një iniciativë investimi që synon të mobilizojë 150 miliardë euro (170 miliardë dollarë) fonde publike dhe private gjatë shtatë viteve të ardhshme. Skema është pjesa e parë rajonale e “Global Gateëay” të BE-së — një plan investimi në mbarë botën prej 300 miliardë dollarësh që synon të rivalizojë nismën e Kinës “Belt and Road”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme