Rusia do ta pushtojë Ukrainën pas disa ditëve, Kremlini reagon ndaj Joe Biden

Kremlini ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Biden, i cili tha këtë të enjte se ka ndjesinë që sulmi rus në Ukrainë do të ndodhë brenda pak ditëve. Në një reagim të shpejtë, Rusia ka thënë se këto deklarata nga Amerika shërbejnë vetëm për të rritur më tej tensionet me palëve.
Kremlini ka kritikuar akuzat e presidentit amerikan Joe Biden për planet ruse për të pushtuar Ukrainën duke përdorur një “operacion me flamur të rremë” si një hap tjetër përshkallëzues që nuk ndihmon në zbutjen e tensioneve.
“Për fat të keq, tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen nga deklarata të tilla”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke komentuar fjalët e Biden.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




