Rusia dëbon zv/shefin e misionit amerikan në Moskë

epartamenti amerikan i Shtetit tha se Rusia ka dëbuar zëvendësshefin e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Moskë, Bart Gorman.
Një zëdhënës i ambasadës konfirmoi dëbimin të enjten, por nuk dha detaje se përse është ndërmarrë kjo masë.
Zëvendëssekretarja për Media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e cilësoi dëbimin si “të paprovokuar”.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti tha se Gorman ishte i dyti në komandë në Ambasadën e SHBA-së në Moskë dhe se kishte një vizë të hapur.
Sipas agjencisë, ai ka kaluar më pak se tre vjet në Moskë.
Ky zhvillim vjen në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, për shkak të grumbullimit të trupave ruse në zonat kufitare me Ukrainën.
Zyrtarët amerikanë, së bashku me disa zyrtarë të tjerë perëndimorë, paralajmërojnë se pushtimi rus i Ukrainës mund të jetë afër. Moska mohon se ka plane të tilla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




