Lavrov akuzon NATO-n se ka “kaluar vijën”

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka folur në Moskë, duke iu përgjigjur një deklarate nga NATO që njoftonte se po vendoste forca shtesë.
Ai thotë se duke vendosur trupa, NATO “po bën pikërisht të njëjtën gjë që na akuzon ne se po bëjmë”, duke përshkruar aleancën se ka kaluar kufirin.
Lavrov vazhdon: “Por sigurisht pjesa më pikante e deklaratës është fillimi: “Ne jemi shumë të shqetësuar nga përmasat shumë të mëdha, të paprovokuara dhe të pajustifikuara të ushtrisë ruse në dhe rreth Ukrainës dhe Bjellorusisë”.
“Çfarë mendoni për këtë? E dini, kjo ndjenjë e epërsisë personale dhe pagabueshmërisë personale për mendimin tim tashmë ka kaluar kufirin dhe për fat të keq, kolegët tanë të NATO-s thjesht nuk mund ta shohin këtë vijë.”/BBC
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




