Presidenti argjentinas dëshmoi në gjyqin për korrupsion

Botë | 5 vite më parë

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez mbërriti në gjykatën në Buenos Aires për të dëshmuar si dëshmitar në gjyqin, në të cilin zëvendëspresidentja Cristina Fernandez de Kirchner akuzohet për korrupsion të kryer kur ajo ishte në krye të vendit nga viti 2007 deri në 2015.

Presidenti Fernandez doli të martën në mbrojtje të zëvendëses së tij Cristina Kirchner, duke dëshmuar në një gjyq për korrupsion të dyshuar të kryer kur ajo ishte në krye të vendit .

Presidenti mund të kishte dhënë dëshmi me shkrim, por zgjodhi të merrte pjesë personalisht në seancën dëgjimore në atë që interpretohet si një mbështetje për zëvendësen e tij.

Partneriteti i Fernandez dhe Kirchner u testua ashpër kur koalicioni i tyre i qendrës së majtë Frente de Todos (Fronti i të gjithëve) pësoi një goditje në zgjedhjet paraprake parlamentare në shtator.

Kirchner i bëri presion shefit të saj për një riorganizim të kabinetit me shpresën për të qetësuar një elektorat gjithnjë e më të frustruar nga përshkallëzimi i problemeve ekonomike. Kirchner është në gjyq për dhënien e pretenduar të kontratave mashtruese të punëve publike në pronën e saj në provincën Patagoniane të Santa Cruz, nga e cila dyshohet se përfitoi biznesmeni Lazaro Baez.Kirchner, 68 vjeç, është objektivi i rreth një dhejtra hetimesh për krime, duke përfshirë marrje ryshfeti, pastrim parash dhe pengim të drejtësisë./RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme