Izraeli ndalon “terapinë e konvertimit” për homoseksualët

Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë. Urdhri i së hënës përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter.
“Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ‘Terapitë e konvertimit’ nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz. Ai u është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit LGBT, duke u thënë se ata janë “të mrekullueshëm dhe të bukur ashtu siç janë”.
Gjermania ka miratuar një ndalesë të pjesshme për “terapitë e konvertimit” më 2020.
Prej atëherë, këto terapi janë ndaluar plotësisht për të rinjtë dhe për të rriturit në situata të caktuara. Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit. Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Megjithatë, çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen. /REL
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




