Rrëmbehen 5 punonjës të OKB-së në Jemen

Botë | 5 vite më parë

Pesë anëtarë të stafit të Organizatës së Kombeve të bashkuara janë rrëmbyer në jug të Jemenit, bëri të ditur organizata të dielën.

Pesë punonjësit u rrëmbyen të premten në provincën Abian, ndërsa po ktheheshin në qytetin port të Aden-it pasi kishin përmbushru një mission në terren. Zëdhënësja e OKB-së Eri kaneko, ka bërë të ditur se Kombet e Bshkuara ishin në kontakt me autoritete locale për të siguruar lirimin e të rrëmbyerve, ndërkohë që akoma nuk është e qartë se kush I ka rrëmbyer ata.

Aden është bërë baza e qeverisë jemenase të njohur nga ndërkombëtarët, pasi në vitin 2014, kjo qeveri u largua nga kryeqyteti Sana pas përplasjeve me rebelët Huthi . Një koalicion i drejtuar nga Arabia Saudite mbështet qeverinë në fjalë e cila vijon të jetë në luftë me rebelët Huthi të mbështetur nga Irani që nga viti 2015, një konflikt ky që ka shkaktuar vdekjet e qindra mijëra personave. Miliona persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në atë që OKB e quan kriza më e madhe humanitare në botë./RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme