Ukraina, Macron rreth 2 orë bisedë telefonike me Putin

Botë | 5 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka diskutuar lidhur me krizën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin përmes një bisede telefonike.

Bisedë e cila ka zgjatur për rreth 2 orë.

AFP shkruan se sipas informacioneve nga administrata e presidentit francez, “biseda u fokusua në perspektivat për uljen e tensioneve në krizën rreth Ukrainës”.

Ndonëse ende nuk janë dhënë detaje të plota rreth kësaj bisede, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë të përshkallëzohet.

Elysee pritet të japë informacion më vonë në lidhje me bisedën Macron-Putin, i cili u takua për më shumë se 5 orë të hënën në Kremlin me presidentin rus.

Emanuel Macron më pas udhëtoi për në Kiev të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe më pas në Berlin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme