Zhvillohet testi i ri Covid, i saktë si PCR

Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një test të ri të koronavirusit po aq të saktë sa një test PCR që jep rezultate brenda katër minutave.
Testet PCR shihen si metoda më e saktë dhe më e ndjeshme e kontrollit për Covid, por zakonisht duhen disa orë për të marrë rezultate.
Studiuesit kinezë në universitetin Fudan në Shangai tregojnë se kanë një zgjidhje, në formën e një sensori që përdor mikroelektronikën për të analizuar materialin gjenetik nga tamponi, raporton “AFP”, citon “The Guardian”.
Gjetjet u publikuan në një artikull të rishikuar nga kolegët në revistën “Nature Biomedical Engineering”.
“Ne implementuam një biosensor elektromekanik për zbulimin e SARS-CoV-2 në një pajisje prototip të integruar dhe portativ dhe treguam se ai zbuloi ARN-në e virusit në më pak se katër minuta”, -theksuan shkencëtarët.
Për testimin u morën mostra nga 33 persona në Shangai, të cilët ishin të infektuar me Covid dhe u testuan gjithashtu duke përdorur PCR-në
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




