Hapet Olimpiada Dimërore në Pekin

Botë | 5 vite më parë

Në Stadiumin Kombëtar të Pekinit u zhvillua ceremonia e hapjes e Lojërave të 24-ta Olimpike Dimërore, ku ishin të pranishëm presidenti i Kinës Xi Jinping, kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, si dhe krerë shtetesh a qeverish të mbi 30 vendeve evropiane, aziatike, afrikane dhe amerikanolatine.

Me fillimin e ceremonisë, dritat u zbehën, duke u pasuar nga një numërim mbrapsht 24 sekonda.

Gjatë parakalimit të delegacioneve, përveç atij grek që hyri si gjithmonë i pari, dhe atyre të Kinës dhe Italisë,përkatësisht vendet organizatore të olimpiadës dimërore së tanishme dhe asaj të ardhshme, që hynë të fundit, delegacionet e tjera u paraqitën sipas numrit të shkrimeve të karakterit të parë të vendit/rajonit në gjuhën kineze.

Delegacioni i Kinës përbëhet nga 387 anëtarë, 177 prej të cilëve janë sportistë. Ky është delegacioni është më i madh nga përmasat në historinë e pjesëmarrjes së Kinës në Lojërat 

Për të zbatuar konceptin e zhvillimit me lëshim të ulët karboni dhe të mbrojtjes së mjedisit, këtë herë nuk u krye ndezja tradicionale e pishtarit kryesor si në të

gjitha Lojërat Olimpike të kaluara. Pishtari i fundit olimpik u vendos në qendër të një “floku dëbore” gjigant, të përbërë nga 90 flokë të vegjël dëbore, të cilët simbolizojnë 90 delegacionet pjesëmarrëse.

Olimpiada Dimërore e Pekinit është e para veprimtari komplekse sportive globale që zhvillohet sipas afatit, pas shpërthimit të pandemisë. Afro 3 mijë sportistë nga rreth 90 vende e rajone të botës, duke përfshirë Shqipërinë e Kosovën, do të konkurrojnë për 109 medalje në 15 disiplina sportive. Shumë vende marrin pjesë për herë të parë në një olimpiadë dimërore. Siç mësohet, ShBA-ja do të përfaqësohet nga 223 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, që është delegacioni i dytë më i madh i saj në Lojërat Olimpike Dimërore.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach i shprehu Kinës falënderime për zhvillimin e këtij edicioni të Lojërave Olimpike Dimërore gjatë pandemisë, duke u bërë thirrje vendeve të ndryshme të botës ta shfrytëzojnë zhvillimin e Lojërave Olimpike si një rast për të rivendosur paqen.

Siç mësohet, pas testimeve të acidit nukleik para, gjatë dhe pas hyrjes në Kinë dhe pas zbatimit rreptësisht të udhëzuesit antiepidemik të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, në menaxhimin e mbyllur të mjediseve olimpike (të konkurrimit dhe akomodimit) nuk ka pasur raste vatrash.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme