Një vit nga grushti i shtetit në Mianmar, Shqipëria pjesë e deklaratës së përbashkët të BE-së dhe ministrave të Jashtëm të 9 vendeve

Botë | 5 vite më parë

Përfaqësuesit e lartë të BE-së, dhe ministrat e Punëve të Jashtme të 9 vendeve, mes tyre dhe Shqipëria vendeve përcollën të martën një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Mianmar.

Kjo deklaratë në emër të Bashkimit Evropian dhe e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, vjen në njëvjetorin e grushtit të shtetit ushtarak në Mianmar.

“Një vit më pas, ndikimi shkatërrues mbi popullin e Mianmarit është i qartë. Mbi 14 milionë njerëz janë në nevojë humanitare, ekonomia është në krizë, demokracia është përmbysur dhe konflikti po përhapet në të gjithë vendin. Regjimi ushtarak është përgjegjës për këtë krizë, që ka dëmtuar rëndë paqen dhe stabilitetin në Mianmar dhe në rajon” vlerëson deklarata. 

Në deklaratë bëhet thirrje edhe një herë “…për ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe për dialog konstruktiv mes të gjitha palëve, për të zgjidhur krizën në mënyrë paqësore. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj regjimit ushtarak, që t’i japë fund menjëherë Gjendjes së Jashtëzakonshme, të lejojë pa pengesa aksesin humanitar, të lirojë të gjithë personat e ndaluar arbitrarisht, përfshirë të huajt, dhe ta kthejë sa më shpejt vendin drejt proceseve demokratike”.

Deklarata dënon “…fuqishëm shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut nga regjimi ushtarak në të gjithë vendin, duke përfshirë ato kundër minoritetit Rohingya dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare”. 

Deklarata në emër të Bashkimit Evropian dhe e ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Australisë, Kanadasë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Republikës së Koresë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, i bën thirrje të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të mbështesin përpjekjet për të promovuar drejtësinë për popullin e Mianmarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme