Testimi i raketave, Koreja e Veriut publikon imazhe të cilat thotë se i mori nga hapësira

Koreja Veriore ka publikuar disa fotografi, të cilat ka thënë se janë siguruar nga testimi i raketës më të fuqishme në pesë vjetët e fundit. Në fotografitë e kryera nga Hapësira shihen pjesë të Gadishullit Korean dhe zona tjera përreth.
Phenjani ka konfirmuar të hënën se ka testuar raketën balistike me rreze të mesme veprimi, Hwasong-12. Në kapacitet të plotë, kjo raketë mund të arrijë mijëra kilometra, duke vënë zonat sikurse territori amerikan Guam, brenda perimetrit të sulmit.
Testimi i fundit ka alarmuar komunitetin ndërkombëtar. Phenjani ka kryer shtatë testime të raketave vetëm në muajin janar, aktivitet i cili është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore, Japonia dhe kombe tjera.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ia ndalon Koresë Veriore testimin e raketave bërthamore dhe atyre balistike, prandaj edhe i ka vënë sanksione. Mirëpo verikoreanët vazhdimisht injorojnë ndalesën. Zyrtarët amerikanë kanë thënë të hënën se rritja e aktivitetit arsyeton nisjen e bisedimeve me Phenjanin./RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




