Tërmeti në Tonga: Një lëkundje me magnitudë 6.2 godet vendin e Paqësorit

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur rreth 219 km (136.1 milje) në perëndim-veriperëndim të Pangai, Tonga, të enjten, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), njofton Independent.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 14.5 km.
USGS ka lëshuar një alarm të gjelbër për fatalitete të lidhura me lëkundjet dhe humbjet ekonomike. Megjithatë, ka një probabilitet të ulët dëmtimi pasi raportohet se nuk ka vendbanime brenda 100 km (62 milje).
Ky është tërmeti i dytë i madh pasi vullkani Hunga Tonga–Hunga Ha’apai shpërtheu më 15 janar, duke shkaktuar një alarm për cunami.
Sipas NASA-s, shpërthimi i fuqishëm vullkanik nënujor ishte rreth një mijë herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur nga SHBA në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




