Ushtria në Burkina Faso thotë se ka marrë pushtetin

Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin përmes puçit. Ky njoftim është bërë përmes televizionit nga një zyrtar ushtarak, i cili ka thënë se janë shpërndarë Qeveria dhe Parlamenti. Ende nuk dihet se ku është presidenti, Roch Kaboré, mirëpo zyrtari ushtarak ka thënë se të gjithë të ndaluarit janë në një lokacion të sigurt.
Puçi vjen një ditë pasi trupat ushtarake kanë pushtuar kazerma dhe janë dëgjuar të shtëna nëpër kryeqytet. Më herët, partia Lëvizja Popullore për Përparim ka thënë se Kabore dhe një ministër qeveritar i kanë mbijetuar një tentim-vrasjeje. Të dielën, trupat kryengritëse kanë kërkuar shkarkimin e shefave ushtarakë dhe për më shumë burime për të luftuar militantët islamistë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




