Ambasada e SHBA në Shqipëri: Rusia po dizinformon mbi Ukrainën, pjesë e një modeli të vjetër

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar për ato që i ka quajtur narrativa dezinformuese të vazhdueshme të Rusisë. Në dokumentin e bërë publik edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ky proces i përgjigjet ekosistemit të dezinformimit dhe propagandës që Rusia i injekton vazhdimisht në mjedisin global të informacionit si një shabllon, në shpërfillje të plotë për të vërtetën për të mbështetur qëllimet e politikave të saj.
“Ushtria dhe entitetet e inteligjencës ruse po angazhohen përmes operacioneve malinje të mediave sociale, mediave të fshehta që të injektojë dezinformata në programet televizive dhe radiofonike, si edhe duke organizuar konferenca të dizajnuara për të ndikuar tek të pranishmit që të besojnë në mënyrë të rreme se Ukraina, jo Rusia, është fajtore për tensionet e rritura në rajon”, shkruhet në dokument.
Pesë temat kryesore të dezinformatave ruse të përsëritura për veprimet e tij në Ukrainë, janë se “Rusia është një viktimë e pafajshme”, “Revizionimi historik”, Kolapsi i qytetërimit perëndimor”, “Lëvizjet popullore janë “revolucione me ngjyra” të sponsorizuara nga SHBA” dhe ”Realiteti është çfarëdo që Kremlini dëshiron të jetë”.
Portretizimi në mënyrë të rreme i Rusisë si një viktimë e përhershme dhe veprimet e saj agresive si një përgjigje e detyruar ndaj veprimeve të supozuara të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve dhe partnerëve tanë demokratikë, mund të gjenden pas termit rusofob, konstaton dokumenti.
Pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2014, qeveria ruse dhe dezinformatat e kontrolluara nga shteti filluan të akuzojnë këdo që vë në dyshim veprimet e Rusisë si rusofobë ksenofobikë. Një grafik ka treguar se rusofobia nuk ishte një çështje shqetësuese e madhe për Ministrinë e Jashtme ruse ose për dezinformatat e financuara nga shteti para pushtimit të Ukrainës.
Shtrembërimi i narrativave historike si pakti i mossulmimit i vitit 1939 midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, i papërshtatshëm politikisht për regjimin e Putinit ka qenë shtrati në të cilin në vitin 2020, në një përpjekje për të minimizuar dhe racionalizuar vendimin e Stalinit për t’u lidhur me Hitlerin, Putin publikoi një version të shtrembëruar të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, duke minimizuar rolin sovjetik dhe duke e zhvendosur fajin për luftën te vendet e tjera.
”Rusia shpesh e bën këtë një hap më tej duke i etiketuar ata që nuk pajtohen me versionin e saj të shtrembëruar të historisë si nazistë ose simpatizues nazist”, thuhet në dokument. “Kremlini gjithashtu e zbaton këtë formulë për historinë e shtetësisë së Ukrainës, sjelljen e NATO-s gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik et”j, gjendet në dokument.
Kolapsi i qytetërimit perëndimor i afërt i lidhur me largimin nga “vlerat tradicionale”, referuar LGBTQI+, barazia femërore dhe multikulturalizmi, konsiderohet një nga trojet më të vjetra të dezinformimit të Rusisë që nga shekulli i 19-të.
Për shembull, presidenti Putin ka pohuar se Perëndimi praktikisht i ka anuluar konceptet e “nënës” dhe “babait” dhe në vend të kësaj i ka zëvendësuar me “prindin 1 dhe 2”, ndërsa Ministri i Jashtëm Lavrov shkroi se studentët perëndimorë “mësojnë në shkollë se Jezusi Krishti ishte biseksual.”, konstaton në të përkundërt dokumenti i administratës amerikane.
Një narrativë e katërt e gjetur në të njëjtin terren lidhet me pretendimin se “Lëvizjet popullore janë “revolucione me ngjyra” të sponsorizuara nga SHBA”, kur ajo nuk është në interesat gjeopolitike të Rusisë.
“Realiteti është çfarëdo që Kremlini dëshiron të jetë”, thotë Departamenti i Shtetit se është narrativa e pestë e shtrembërimit të së vërtetës nga Rusia.
Referuar episodit për ish-oficerin e inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia më 4 mars 2018, i njëjti dokument pohon se katër javët pas atij incidenti, Mediat ruse shpërndanë 138 tregime të veçanta dhe kontradiktore përmes 735 artikujve, sipas Institutit të Politikave në King’s College në Londër.
Kjo skemë gjendet edhe pas rrëzimit të fluturimit 17 të Malaysian Airlines, dhe pushtimi i Rusisë në vitin 2008 dhe pushtimi i vazhdueshëm i Gjeorgjisë, për të shkëputur bisedat nga roli i tyre në ngjarje.
Përsëri, qëllimi është të ngatërrojë dhe shpërqendrojë të tjerët dhe të manipulojë të vërtetën për t’iu përshtatur interesave të Kremlinit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




