Mbrojtja ekologjike e ligatinave, kontribut me efekte pozitive mjedisore.

Botë | 5 vite më parë

Ekologjia e ligatinave në Kinë me rëndësi ndërkombëtare është përmirësuar si rezultat i përmirësimit të cilësisë së ujit dhe biodiversitetit.
Kina ka 64 ligatina me rëndësi ndërkombëtare, duke përfshirë 63 në Kinën kontinentale  dhe një në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut.
Në vitin 2021, 63 ligatinat në studim mbuluan 3.73 milionë hektarë, që janë habitati i 2258 llojeve të bimëve kënetore dhe 260 llojeve të zogjve të ligatinave.
Pavarësisht përparimeve në ruajtje, ligatinat kërcënohen nga pushtimi i bimëve të huaja, ndotja e mjedisit dhe konsumimi i tepërt nga kafshët.

Në të ardhmen, Kina ka përcaktuar se do të vazhdojë të promovojë ruajtjen dhe të përmirësojë kapacitetin e menaxhimit të ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, të kryejë restaurimin ekologjik të këtyre zonave dhe të forcojë parandalimin dhe kontrollin e pushtimit të specieve të huaja.
Viti 2022 shënon 30-vjetorin e aderimit të Kinës në Konventën për Ligatinat e Rëndësisë Ndërkombëtare, veçanërisht si një habitat për shpendët e ujit. Marrëveshja, e cila hyri në fuqi në vitin 1975, synon të sigurojë një kuadër bashkëpunimi ndërkombëtar për ruajtjen e këtyre zonave.

Ligatinat përfshijnë këneta, plazhe dhe liqene, të cilat në shumë raste janë habitatet natyrore të shpendëve ujorë, veçanërisht shpendëve shtegtarë që lëvizin përtej kufijve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme