Shkatërrimi i Tonga-s, mbërrijnë avionët e parë me ndihma humanitare

Në Tonga kanë filluar të ulen avionët e parë me ndhma të huaja, që përmbajnë furnizime për të cilat kombi i paqësorit ka nevojë pasi u shkatërrua nga shpërthimi i një vullkani nënujor dhe nga një cunami të shkaktuar të shtunën nga ky shpërthim.
Zelanada e Re ka bërë të ditur se një avion I saj ushtarak u ul në aeroportin kryesor të Tongas pasi fillimisht pista u pastrua nga hiri vullkanik që e kishte mbuluar.
Edhe Australia konfirmoi se avionët e saj të parë me ndihma kanë mbërritur në Tonga. Përpjekjet për ndihma fillimisht u penguan nga hiri vullkanik për autoritetet e Zelandës së Re dha ato australiane thonë se avionët me kontinierë uji, gjeneratorë elektrikë, tenda, pajisje higjenike dhe komunikimi janë tashmë në atë vend.
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe linjat e komunikimit u ndërprenë për rreth pesë ditë pasi vendi u godit nga cunami i shkaktuar nga shpërthimi I vullkanit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




