Stoltenberg: NATO mbështet të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës

Botë | 5 vite më parë

NATO mbështet integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës, deklaroi sot në Berlin sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se aleanca Atlantike do të punojë për të siguruar që Ukraina të jetë në gjendje të ushtrojë të drejtën e saj për vetëmbrojtje.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Ukraina të ketë të drejtën e vetëmbrojtjes në kartën e OKB-së”, tha Stoltenberg. “NATO do të mbështesë Ukrainën në këtë çështje”, tha ai.

“Sot u dërgova një ftesë të gjitha vendeve të këshillit NATO-Rusi për një sërë takimesh mbi çështjen e marrëdhënieve ruse, me qëllim përmirësimin e komunikimit, por edhe sigurinë e Evropës”, tha në Berlin sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme