Ndotja e mjedisit nga materialet plastike, një emergjencë botërore

Ndotja nga materialet plastike është një emergjencë globale që ka nevojë për një traktat të mirëmenduar të OKB-së. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një raport i Agjencisë së Hetimit Mjedisor sipas të cilës çdo ditë e më shumë po shtohen provat e dëmit që shkaktojnë materialet plastike. Sipas kësaj agjencie kërcënimi i ndotjes nga këto material është gati i njëjtë me ndryshimet klimatike. Ajri që ne thithim thashmë përban grimca shumë të vogla plastike, në borën e Artikut, në tokë si dhe në ushqimin që hamë ka gjithashtu prani të plastikave. Në raportin e agjencisë gjithashtu raportohen raste të ngjashme me atë që ndodhi në Tajlandë kur rreth 20 elefantë ngordhën pasi hëngrën mbetje plastike.
Autorët e raportit u kërkojnë kombeve të botës të bien dakrod me një traktat të OKB-së që ka si klauzolë detyruese reduktimin e prodhimit të materialeve plastike si dhe hedhjen e mbetjeve me këto material. Megjithëse idea e një traktati që i dedikohet materialeve plastike është kundërshtuar nga disa kombe vitet e fundit, më shumë se 100 vende të tjera thonë se janë në favor të një traktati të tillë që do të propozohet gjatë asamblesë së ardhshme mjedisore të OKB-së që do të mbahet në muajin shkurt dhe mars. Mediat e huaja thonë se kundërshtimi në këtë drejtim po dobësohet megjithëse akoma ka një mosmarrëveshje në ,lidhje me faktin se sa i rreptë duhet të jetë ky traktat ose nëse duhet të jetë ligjërisht detyruese apo me vullnet të lirë.
Presidenti amerikan Xho Bajden ka bërë të ditur se tashmë vendi i tij mbështet arritjen e një marrëveshjeje botërore në këtë drejtim, që dikur kundërshtohej nga ish presidenti Donald Tramp. Megjithatë nuk është akoma e qartë nëse Biden do të arrijë të marrë miratimin e Kongresit, pasi shumica e plastikave bëhen nga nafta dhe gazi dhe të dyja këto të fundit prodhohen në SHBA.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




