SHBA, gjashtë të vrarë gjatë një koncerti, vrasësi në arrati

Botë | 5 vite më parë

Gjashtë persona u qëlluan për vdekje gjatë një koncerti në shtetin amerikan të Oregonit të premten mbrëma, kurse i dyshuari është në arrati, njoftoi policia.

Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjes për të shtëna para sallës “WOW” në Eugene ku po mbahej koncerti. Shefi i policisë në Eugene, Chris Skinner, tha se gjetën gjashtë persona të vrarë në vendngjarje.

“Gjashtë persona u transportuan në spital dhe të paktën njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha Skinner.

Të shtënat kanë ndodhur në parkingun e pasëm përballë vendit të ngjarjes, tha policia. Në këtë kohë, një koncert po mbahej në sallë me Lil Bean & Zay Bang dhe artistë të tjerë. Policia tha se asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme