SHBA i ofron Rusisë ndryshime në dislokimin e trupave për të zbutur krizën në Ukrainë

Botë | 5 vite më parë

Diplomatët e lartë amerikanë dhe rusë i përshkruan bisedimet e tyre tetë orëshe në Gjenevë si konstruktive, por thanë se nuk kishte përparime për të kapërcyer dallimet mbi Ukrainën dhe marrëveshjet e sigurisë më gjerësisht në Evropën Lindore.

Delegacionet e udhëhequra nga zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman dhe zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u takuan në qytetin zviceran për të trajtuar tensionet në rritje mbi Ukrainën, të shkaktuara nga grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse pranë kufirit.

SHBA dhe aleatët e saj kanë kërcënuar me sanksione masive në rast të një pushtimi rus, ndërsa Rusia kërkon garanci që NATO nuk do të zgjerohet më në lindje dhe do të reduktojë trupat dhe armët në Evropë.

Kur Sherman doli nga takimi, ajo i përshkroi ndërveprimet e saj me rusët si “të sinqerta dhe të drejtpërdrejta”.

”SHBA shkuan në takimin e jashtëzakonshëm, të gatshëm për të dëgjuar shqetësimet e sigurisë së Rusisë dhe për të ndarë shqetësimet tona”, deklaroi ajo në një konferencë me gazetarët.

Për shembull, ajo deklaroi se ”SHBA dhe Rusia mund të ringjallën Traktatin INF mbi ndalimin e sistemeve tokësore të armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi”, traktat ku SHBA u tërhoq nën presidencën e Donald Trump./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme