Ushtria armene hapi zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në kufi

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka njoftuar se Forcat e Armatosura Armene hapën zjarr ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi gjatë natës.
Në deklaratën e ministrisë azerbajxhanase thuhet se përshkallëzimi i situatës nga Armenia në kufirin e dy vendeve pa ndonjë arsye specifike dhe duke shkelur detyrimet e saj që rrjedhin nga deklaratat trepalëshe (deklaratat e nënshkruara midis Azerbajxhanit, Armenisë dhe Rusisë) u cilësua si një “provokim i qëllimshëm ushtarak dhe aventurë ushtarake”.
Në deklaratë, ku thuhet se në të gjitha rastet, pala kundërshtare është përgjigjur në mënyrë adekuate dhe proporcionale, theksohet se në përleshje nuk ka pasur humbje jetësh nga ushtria e Azerbajxhanit.
Njoftohet se situata në rajon është relativisht e qetë dhe nën kontrollin e ushtarëve të Azerbajxhanit.
Duke marrë parasysh mundësinë e Armenisë për të tensionuar më tej situatën në kufi, thuhet se ushtria e Azerbajxhanit vazhdoi të mbrojë kufijtë e vendit duke shtuar masat paraprake.
Mesditën e djeshme si pasojë e zjarrit të Forcave të Armatosura të Armenisë ka rënë dëshmor një ushtar i Azerbajxhanit dhe pas incidentit situata në rajon është tensionuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




