SHBA, poetja Maya Angelou bëhet gruaja e parë me ngjyrë portreti i së cilës shtypet në monedhë

Poetja amerikane, Maya Angelou, u bë gruaja e parë me ngjyrë, portreti i së cilës shtypet në monedhë.
Sipas lajmit të BBC-së, Thesari i SHBA-së shtypi monedha 25-centëshe, të njohura si çerek, në emër të poetes Maya Angelou.
Me shpërndarjen e këtyre monedhave, për herë të parë në histori u shtyp një e tillë që mban portretin e një gruaje me ngjyrë.
Poetja dhe aktivistja, Maya Angelou, u bë gruaja e parë me ngjyrë që këndoi një poezi që ajo shkroi në inaugurimin presidencial të Bill Clinton në vitin 1993.
Si pjesë e programit “American Women Quarters”, është planifikuar të shtypen edhe monedha për gra të tjera që kanë qenë astronaute dhe aktore.
Aktivistja sociale, poetja dhe shkrimtarja Maya Angelou vdiq në vitin 2014 në moshën 86-vjeçare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




