Koreja e Veriut vazhdon ende testimin e raketave bërthamore

Botë | 5 vite më parë

Koreja e Veriut kreu sot një test të ri rakete bërthamore, konfirmuan Koreja e Jugut dhe Japonia.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë lloj rakete ishte lëshuar dhe sa larg kishte udhëtuar.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut tha se raketa u lëshua nga brendësia e territorit të Koresë së Veriut dhe fluturoi në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor.

Ata thanë se mund të ishte një raketë balistike.

Zyrtarët e qeverisë japoneze folën gjithashtu për një raketë balistike të dyshuar teksa konfirmuan testin e ri të armëve të Koresë së Veriut.

Tokio tha se raketa ra jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë në Detin e Japonisë.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se do të analizojë testin e fundit të raketës në më shumë detaje dhe në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Nisja e fundit vjen në vazhdën e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajtur të hënën për të diskutuar një test të Koresë së Veriut javën e kaluar që Pheniani pretendoi se ishte një test i suksesshëm i një rakete hipersonike.

Anëtarët perëndimorë të Këshillit të Sigurimit thanë se testet e raketave përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë rajonale në Azinë Lindore.

”Provokimet e Phenianit rrisin rrezikun dhe përshkallëzimin”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Irlandës dhe Shqipërisë, së bashku me Japoninë, e cila aktualisht nuk është anëtare e këshillit./DPA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme